“Brukseli nuk ka forcë që të zgjidh vet “çështjen e Kosovës”, çelësi është në Uashington, domethënë në një zgjidhje kompromisi, dhe nëse kjo mungon, në atë radikale që nuk do të na përshtatet”, ka thënë profesori serb Sllobodan Zeçeviq nga Instituti për Studime Evropiane në Beograd.
Duke folur për televizionin serb TV K1, Zeçeviq ka deklaruar se “BE ka kontribuar në sjelljen e Prishtinës dhe përmendi si shembull taksën që u hoq përfundimisht nën presionin e Trumpit, si dhe mos formimin e Asociacionit të Komunave Serbe”, raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.
“Unë mendoj se shqiptarët kanë një trajtim të veçantë në publikun evropian, ku “mendohet” se ata janë viktima, dhe ata kanë ndjekur politikën e Kosovës etnikisht të pastër vazhdimisht për dekada të tëra”, ka thënë Zecevic.
Ai thotë se çështjet e brendshme serbe dhe zgjidhja e çështjes së Kosovës janë dy gjëra të barabarta në rrugën drejt BE-së.
“Askush në BE nuk do të na pranojë nëse ne dukemi gjithnjë e më shumë si Bjellorusia e Lukashenkos ose Rusia e Putinit. Ata do të këmbëngulin në standardet dhe parimet e tyre në organizimin e brendshëm. Është puna jonë që ta rregullojmë këtë dhe pastaj t’i kërkojmë BE -së mirëkuptim për çështjen e Kosovës”, ka pretenduar Zeçeviq.
Ai ka theksuar se Serbia po bëhet rekordere pas Turqisë për vitet që kalon duke pritur për të hyrë në BE.
“Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë procesin e pranimit të Serbisë, pavarësisht zgjidhjes së “çështjes së Kosovës”, sepse ajo zgjidhje nuk varet vetëm nga ne”, ka pretenduar ai.
Sipas tij, “keqkuptimi” midis Serbisë dhe BE-së është tragjik për Serbinë. “Ne kemi nevojë për njëri -tjetrin, por ka shumë probleme. Për momentin, procesi i integrimit evropian është pezulluar, edhe pse nuk është shpallur zyrtarisht. Ne nuk kemi hapur asnjë kapitull vitin e kaluar”, ka thënë ai./Insajderi.org.