Profil | Dhunë, kërcenim e abort të paligjshëm, historia e gjinekologut që sulmoi profesoreshën Latifi-Pupovci – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Profil | Dhunë, kërcenim e abort të paligjshëm, historia e gjinekologut që sulmoi profesoreshën Latifi-Pupovci

    Insajderi
    10 May 2022 - 22:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmi ndaj profesoreshës universitare, Hatixhe Latifi- Pupovci bëri që gjinekologu kosovar, Arsim Gashi të përfundoj nën prangat e policisë sot në orët e pasdites, shkruan Insajderi

    Pasi djali i tij, Donat Gashi nuk kaloi në provim tek profesoresha në fjalë, i pakënaqur doli të jetë prindi i tij.

    Pas një bisede të shkurtër mes tij dhe profesoreshës, ky i fundit e sulmoi me gotë qelqi Pupovcin, cka rezultoi që e njëjta të shtrihet në emergjencë.

    Në përgjigjen e drejtorit të Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla për Insajderin thuhet se Latifi-Pupovci ka marr lëndime në fytyrë, por, gjendja e saj është stabile dhe tani është liruar për në shtëpi.

    E kontaktuar nga Insajderi, profesoresha universitare tha se nuk e priste një veprim të tillë pasi Gashi edhe vet e ushtron detyrën e doktorit, por, në postimin e saj në facebook, Pupovci shkroi se specialisti nuk e ka herën e parë që përmes dhunës tenton t’i zgjidh problemet.

    Specialisti Arsim Gashi në vitin 2020-të mundësoi abortin e një 14 vjeçarjeje në këmbim të 500 eurove

    Ashtu siq thuhet edhe nën rreshta tek reagimi i profesoreshës Pupovci, “përballjen” me policinë nuk e ka për herë të parë gjinekologu Arsim Gashi.

    Në vitin 2020-të, Gashi u arrestua nga policia për një shkelje tjetër ligjore. Ai mundësoi abortin e një vajze të mitur, gjë e cila bie në kundërshtim me  Ligjin për Ndërprerjen e Shtatzënisë.

    14 vjeçarja që dyshohej se u dhunua nga 2 persona, në javën e 3-të të shtatzënisë në këmbim të 500 eurove për gjinekologun, vajza kreu ndërhyrjen për abort.

    Sikur kjo të mos mjaftonte, Gashi gjithashtu nuk e lajmëroi veprën penale të dhunimit, që e zbuloi gjatë ushtrimit të detyrës së tij.

    Gjykata Themelore në Gjilan atëkohë, gjinekologun Arsim Gashi e dënoi me 2 vjet burgim dhe dënim me gjobë prej 1 mijë euro.

    Sulmi dhe kërcënimi me gjak ndaj ish-ministrit të shëndetësisë, Arben Vitia

    Me sjelljet agresive të specialistit i cili punon në poliklinikën “Galaxy” dikur ishte përballur edhe ish-ministri i shëndetësisë Arben Vitia.

    Pas ankesave ndaj Gashit dhe shkeljes së normave të punës, si dhe për kërcënimet që ia kishte bërë drejtorit të QKMF-së Rrezart Halili, ministri kishte vendosur që Gashin t’a largoi përkohësisht nga puna në QKMF 5

    Kjo siq duket nuk i pëlqeu atij dhe shfrytëzoi rastin kur Vitia me bashkëshorten po shkonin të merrnin djalin nga shkolla t’a sulmoj dhe kërcënoj atë.

    “Ultimatumi” që Gashi i dha Vitisë për tërheqjen e vendimit ishte pikërisht 24 orë, kjo pasi në të kundërtën ai do t’a paguante me jetë këtë veprim.




    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark