Profil / Jeta dhe veprimtaria e regjisores Burbuqe Berisha - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Profil / Jeta dhe veprimtaria e regjisores Burbuqe Berisha

    Insajderi
    27 October 2021 - 13:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Burbuqe Berisha, ka vdekur sot në vendin e saj të punës, në Ministrinë e Kulturës.

    Ndër personat e parë që shkroi për vdekjen e Berishës, ishte aktorja Shëngyl Ismaili, e cila me anë të një postimi në profilin e saj në Facebook, shkroi “Pusho e qete Buqe, shpirti i bardhë”.

    Në biografinë e Burbuqe Berishës shkruan se ajo studimet themelore dhe master i ka përfunduar në Fakultetin e Arteve, dega Regji e Filmit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Prishtinë.

    Ka krijuar një numër të konsiderueshëm të filmave me metrazh të shkurtër dhe te gjatë  si dhe dokumentarë, seriale  televizive, shfaqje teatrore dhe është fituese e disa shpërblimeve në festivale të filmit dhe teatrit me karakter ndërkombëtar  dhe ne vitin 2019 është fituese e çmimit kombëtar për kinematografi .

    Për një vit e gjysmë ka punuar si menaxhere në Kino ABC në Prishtinë, për katër vite si producentë në Kosova -Film, po ashtu për katër vite me radhë si drejtoreshë e Përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe anëtare e Këshillit Drejtues të QKK-së, si dhe të Ansamblit “Shota” ne vitin 2017 kryetarë e këshillit drejtues te TKK . Në shumë festivale filmash ka qenë anëtare e jurive profesionale me karakter ndërkombëtar dhe është aktiviste e shume kampanjave bamirës.

    Së fundmi ka qenë edhe prodekane në një kolegj privat.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark