Profil | Kush është Engjëll Kolliqi, kandidati me numrin 103 në listën e AAK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Profil | Kush është Engjëll Kolliqi, kandidati me numrin 103 në listën e AAK-së

    Insajderi
    28 January 2025 - 21:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Engjëll Koliqi, profesor dhe njëri nga intelektualët shqiptarë, ka zgjedhur të kandidojë për deputet nga radhët e koalicionit AAK-Nisma me numrin 103.

    Koliqi ka angazhim patriotik në diasporë, Vatikan dhe gjetiu gjithandej viseve ku jetojnë shqiptarët.

    Ai përqafon AAK’në për shkak të orientimit të djathtë politik dhe konservatizimin në Kosovë.

    Koliqi në një intervistë për Insajderin ka dhënë një perspektivë të tijën lidhur me stagnimin e Kosovës në politikën e jashtme. Ai ka thënë se Qeveria Kurti e ka futur Kosovën në izolim dhe ka përkeqësuar raportet me aleatët ndërkombëtarë.

    Politika e jashtme ka qenë tërësisht e pasuksesshme gjatë mandatit të Qeverisë në largim. Nuk kemi marrë asnjë njohje në këto vite, kemi dështuar të anëtarësohemi në Këshill të Europës, edhe pse e patëm mundësinë e artë, s’jemi anëtarësuar në NATO dhe as në organizata tjera të rëndësishme. Për më tepër, Qeveria Kurti e ka futur Kosovën në izolim, duke i përkeqésuar raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian”, ka thënë Koliqi.

    Koliqi, pos tjerash, ka premtuar se do të angazhohet që t’ia sjellë Kosovës njohjen nga Vatikani dhe ta ndryshojë emrin e Kosovës nëpërmjet një referendumi në Dardani.

    Engjell Koliqi para shumë vitesh ka punuar si gazetar në Radio Vatikan, në redaksinë e gjuhës shqipe.

    Ai në një intervistë është shprehur i lumtur që presidentit Rugova i ka hapur shumë dyer në Vatikan dhe ndikimi i Papa Gjon Palit të dytë bashkë me mbështetjen e Amerikës.

    Mendoj dhe besoj se kanë qenë shtyllat e para për Pavarësinë e Kosovës. Natyrisht këtu hyn dhe lobimi dhe ndikimi që bënë të gjithë shqiptarët, përfshirë dhe lutjen që bëri Nënë Tereza te Presidenti Bill Clinton. Ajo e luti atë për Kosovën dhe Kosova mori bekimin për pavarësinë në themelet e vitit 1999, ku pashmangshëm ishte puna dhe përkushtimi i Selisë së Shenjtë në Vatikan”, ka thënë Koliqi i cili ka ikur në Itali në vitin 1990 për shkak të përndjekjes politike atëkohë.

    Unë isha burgosur politikisht për shkak të veprimtarisë atdhetare dhe aktiviteteve që bëmë për të mbajtur gjallë shqiptarizmin, por presioni serb vazhdoi dhe mezi shpëtova nga arrestimi i dytë. Ika në Itali dhe vazhdova veprimtarinë time. Ishte fati im që bashkë me patriotët arbëreshë dhe emigrantët e vjetër shqiptarë u angazhova si gazetar në Radio Vatikan në gjuhën shqipe”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark