Avdyl Jashari është komandanti i shqiptarëve të cilët luftojnë në Siri, grupit të njohur si “Xhemati Alban”. Jashari ka lindur me 25 shtator 1976 në Shkup. 46 vjeçari ka marrë pjesë në luftërat e zhvilluar në Kosovë e Maqedoni, shkruan Insajderi.
Fillimisht ai ka udhëhequr me grupin “Xhemati Alban”, por meqë grupi po zgjerohej dhe pjesë e tij po bëheshin edhe pjesëtarë nga nacionalitet tjera, grupit i ndryshohet emrin por edhe më tej Avdyl Jashari, vazhdon të komandojë më të.
Avdyl Jashari konsiderohet si një këshilltar i ngushtë i Abu Muhamed al-Julani, Komandanti i Përgjithshëm i grupit militant sirian Tahrir al-Sham. Në vitin 2016, Departamenti i Thesarit të SHBA-së e cilësoi Jasharin si terrorist. Derisa thuhej se ai ndihmoi në mbledhjen e fondeve për familjet e luftëtarëve të Frontit Jabhat al-Nusrah.
Gjatë verës së 2015, Jashari drejtoi operacionet ushtarake të Frontit Jabhat al-Nusrah në veri të Sirisë. Ai ka mbajtur një qëndrim të rëndësishëm ushtarak brenda radhëve të xhihadistëve.
Për komandantin e shqiptarëve në InDoks ka folur Bedri Elezi, eksperti i sigurisë. Sipas tij, Jashari asnjëherë nuk ka pasur qasje anti-kombëtare. Madje pikërisht për këtë, Elezi thotë se ai kishte refuzuar t’i bashkëngjitet organizatës së njohur si ISIS.
Elezi në intervistë për InDoks, ka dhënë edhe detaje tjera rreth qëndrimeve të Jasharit për luftën atje.
“Po, neve i kemi kontaktet me këta luftëtarë, të njëjtit nuk mendoj që përbëjnë ndonjë rrezik për shtetin e Kosovës, sidomos një kohë marrim parasysh faktin që disa nga ata kanë qenë mjaftë të lidhur me Kosovën madje komandanti i tyre, Avdyl Jashari ishte pjesë e luftërave si në Maqedoni dhe Kosovë dhe i njëjti asnjëherë nuk ka pasur qasje kundër kombëtare”, ka deklaruar ai.
“Madje pikërisht ngase ISIS-i nuk vlerësonte nacionalitetet e tjera dhe konsideronte që të gjithë të quhen Shteti Islam ai nuk i ishte bashkangjitur asnjëherë me shtetin islam dhe po ashtu kishte një qasje koherente sa i përket çështjes së ndarjes të etnive kombëtare. Madje i njëjti mendon që në radhë të parë duhet të vihet kombi dhe më pas edhe feja, por që si luftëtar i shumë luftërave edhe ai i kishte bashkangjitur radhëve të luftëtarëve të cilët shkuan për të mbështetur lirinë për të cilën neve jemi dëshmitarë se sa është fol në zonën në fjalë”, ka theksuar eksperti i sigurisë.
InDoks | Brenda shqiptarëve në Siri – Dokumentar ekskluziv për grupin e shqiptarëve në Idlib