Profil | Kush është Mexhait Qerimi bosi i dyshuar i drogës që iu arratis policisë si nëpër filma - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Profil | Kush është Mexhait Qerimi bosi i dyshuar i drogës që iu arratis policisë si nëpër filma

    Insajderi
    11 February 2022 - 16:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mexhait Qerimi, narkodileri i dyshuar që arriti tu ikë Policisë gjatë aksionit kundër drogës mbrëmjen e së enjtes ku u kapën 91 kg drogë. Qerimi sulmoi me armë zjarri policët dhe goditi veturën e tyre. Kështu edhe arriti t`i shpëtoj arrestimit.

    Por, ai nuk është person i panjohur për organet e rendit. Para disa vitesh ai njësoj kishte vepruar edhe me një zyrtar policer, shkruan Gazeta Insajderi.  

    Saktësisht me 25 prill të vitit 2015, Qerimi e kishte goditur me veturën e tij një zyrtar të Policisë së Kosovës derisa ky i fundit ishte në krye të detyrës.

    Qerimi me veturën e tipit ‘Audi A3’ me targa të Serbisë po lëvizte në shpejtësi prej 78 km/h në fshatin Zym, të Dragashit.

    Zyrtari Policior, Islam Qafleshi derisa ishte në pikën e kontrollit kishte hasur veturën e Qerimit duke tejkaluar shpejtësinë e lejuar, dhe i kishte dhënë shenjë për tu ndalur.

    Por Qerimi nuk i ishte bindur atij, duke e rritur me dashje shpejtësinë dhe duke e goditur zyrtarin policor, i cili ishte përplasur në skajin djathë të rrugës.

    Pas këtij rasti, Mexhait Qerimi ishte arrestuar. Gjykata në Prizren i kishte caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.

    Por, kjo nuk është hera e parë që Mexhait Qerimi përballet me institucionet e drejtësisë kosovare.

    Se Qerimi është person problematik konfirmohet edhe në rasti kur iu arratis policisë të cilët kishin shkuar në shtëpi për ta kapur, bazuar në një urdhëresë të gjykatës së Prizrenit.

    Rasti kishte ndodhur në qershor 2017. Pavarësisht se policia shkuan për ta arrestuar, arrestim nuk ndodhi.

    Zëvendëskomandanti i Stacionit të Policisë në Dragash, Elami Seferi akuzohej që kishte lejuar që Qerimi të arratisej.

    Zëvendëskomandanti, Elami Seferi së bashku disa policë të tjetrë, kishin shkuar në shtëpinë e Mexhait Qerimit, për ta arrestuar por i njëjti i kishte pritur me armë në dorë dhe kishte refuzuar që të dorëzohej.

    Qerimi kishte thënë se dëshiron të bisedojë vetëm me Seferin, përndryshe nuk do të dorëzohej fare, dhe kishte kërkuar që të gjithë policët e tjerë të dalin jashtë oborrit.

    Pas 40 minutash negociatash me Qerimin, Seferi kishte dalë dhe kishte thënë “Më preu në besë Mexhait Qerimi”.

    Seferi pasi kishte biseduar me Mexhait Qerimin, kishte lejuar që ai të futet në shtëpi, me pretekst që të përgatitet dhe më pas ai është arratisur.

    Seferi pas kësaj, nuk kishte urdhëruar bastisjen e shtëpisë, objekteve përcjellëse dhe kërkimin e tij, por pa lënë patrullë policore për të vëzhguar shtëpinë, e urdhëron ekipin policor që të largohet nga vendi i ngjarjes.

    Krejt këto detaje ishin përmbledhur në aktakuzën që Prokurorua kishte ngritur ndaj zv/komandantit Serferi. E ngarkonte me veprën keqpërdorim I detyrës zyrtare.

    Në aktakuzë po ashtu thuhej se gjatë kohë që Seferi po mundohej ta binde Qerimi që të dërzohej, njëri prej policëve kishte lajmëruar për situatën komandantin e stacionit të Dragashit, Shaqir Uka, por nuk kishin ardhur asnjë mbështetje nga policia regjionale.

    Pas këtij rast edhe komandanti Shaqir Uka ishte suspenduar nga detyra. Krejt nw fund procesi pwrfundon duke e liruar nga akuzat zv/komandantin Seferi.

    Por, Qerimi një skenarë të njëjtë arratisje e përdori edhe të mërkurën.

    Në aksioni e Policisë së Kosovës, i koduar me emrin “Kamera”, e qw goditi grupin kriminal të drogës, duke konfiskuar 91 kg drogë të llojit marihuana në fshatin Konushefc, të Podujevës. Nga ky aksion u arrestuar i dyshuari F.M dhe u bastisë shtëpia e Mexhait Qerimi, në fshatin Brodesanë të Dragashit.

    Gazeta Insajderi merr vesh se Mexhai Qerimin, ishte ndihmuar nga F.M për të transportuar drogën jashtë Kosovës.

    Mexhait Qerimi, vazhdon të jetë në arrati. /Gazeta Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark