![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Driton Podrimqaku 42 vjeçari nga fshati Novosellë i Pejës është në mesin e 17 personave që u arrestuan sot pas një aksioni të madh nga Policia e Kosovës në qytetin e Pejës, shkruan Gazeta Insajderi.
17 personat e arrestuar janë të dyshuar për fajde, detyrim dhe armëmbajtje pa leje.
I arrestuari Driton Podrimqaku kishte edhe më herët probleme me drejtësinë. Ai ishte në kërkim për veprat penale: “Sulm ndaj personit zyrtar”, “Fajde” dhe “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.
Në prill të vitit të kaluar, Podrimqaku kishte sulmuar me veturë një zyrtar policorë i cili ishte polic hetues në Rajonin e Pejës.
Në momentin kur Policia ka tentuar ta ndalojë të dyshuarin(Driton Podrimqakun), ai ka ikur sepse dyshohet se ka qenë i armatosur.
Kujtojmë se Policia e Kosovës kishte lëshuar kërkesë për ndihmë nga qytetarët për kapjen e Podrimqakut, si i dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar. Policia kishte shpërndarë edhe detaje ku përshkruhet i dyshuari.
Gjatë ditës së sotme, prokuroria Themelore në Pejës, në koordinim me Policinë e Kosovës përmes një operacioni të gjërë në rajonin e Pejës kanë arrestuar 17 të dyshuar për fajde, detyrim dhe armëmbajtje pa leje. Ndërsa personi i 18 është në arrati.
Bastisja është zhvilluar në 21 lokacione nga to 17 kanë qenë prona shtëpi banimi kuse 4 biznese.
Janë sekuestruar 12 armë 8 të vogla dhe 4 të gjata, 10 vetura e dokumente të ndryshme si dhe 45 mijë para kesh.
Po ashtu janë ngrirë 20 banesa, 104 parcela tokë. Pjesa tjetër e parcelave është tokë bujqësore.
Këto informacione kanë bërë të ditur përmes një konferencë për media nga Prokuroria Themelore e Pejës dhe Polica e Kosovës.
Prokurorja Sahide Gashi ka dhënë detaje për arrestimin e 17 personave të dyshuar për veprën penale të “Fajdesë dhe detyrimit. Ajo tha se shuma që është ngrirë në këtë rast përllogaritet të jetë më shumë se 5 milionë euro./Insajderi.org/