Profil/ Njeriu që tronditi Shqipërinë, foto me Albin Kurtin e mësime mbi fenë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Profil/ Njeriu që tronditi Shqipërinë, foto me Albin Kurtin e mësime mbi fenë

    Insajderi
    30 August 2022 - 19:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arsen Muskurti ose i njohur ndryshe me si Hamza Muskurti vrau mesditën e sotme vëllain Dritan Muskurti dhe bashkëshorten e tij, Nora Muskurti në kryeqytet. 

    Sherri besohet të ketë nisur për një konflikt të hershëm pronësie. Muskurti ishte një bizesmen i njohur në Tiranë pasi zotëronte disa dyqane në rrugën “Myslym Shyri”. Ai është babai i 7 fëmijëve, 4 djemve dhe 3 vajzave me të cilët postonte shpeshherë dhe foto në rrjetet sociale.

    Muskurti nuk është një personazh shumë i panjohur për publikun pasi në fotot e publikuara në rrjetet sociale ai shihet në takime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

    Me një vështrim në rrjetin e tij social Facebook krahas fotove me personazhe të ndryshme deri tek kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe personalitete të tjera si Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë apo dhe deputetë bien në sy dhe mesazhet e vazhdueshme kërcënuese që ai bënte vëllait të tij, të cilin e akuzonte se i ka marrë pronën dhe se keqtrajtonte punonjësit.

    Takimet në Kosovë dhe Shqipëri

    Meskurti duket se kishte një lidhje të ngushtë me Kosovës pasi shihej ta vizitonte shpesh dhe të ishte pjesë e takimeve të ndryshme. Në fotot e postuara në Facebook ai shohet krah kryeministrit të Kosvës, Albin Kurti dhe personaliteteve të tjera si ambasadori i Shqipërisë në Kosovë. Por dhe në Shqipëri ai shihet shpesh duke pozuar me deputetë të ndryshëm si rasti i deputetit të Vlorës, Bujar Leskaj.

    PROFIL/ Vrau sot të vëllanë e kunatën, ana tjetër e

    Arsen Meskurti dhe Albin Kurti

    PROFIL/ Vrau sot të vëllanë e kunatën, ana tjetër e

    Arsen Meskurti dhe Bujar Leskaj

    PROFIL/ Vrau sot të vëllanë e kunatën, ana tjetër e

    Arsen Meskurti dhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë

    Arsen Muskurti menjëherë pas ngjarjes së rëndë u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke u kapur pak orë më pas nga forcat e Policisë të cilëve iu bashklua dhe RENEA për shkak të rrezikshmërisë së lartë të personit në fjalë.

    Krimi i dyfishtë në Tiranë e ka zanafillën tek një agjenci udhëtimesh. “Noor Travel” është agjencia që prej vitesh kishte futur sherr dy vëllezërit, gjë që drejtësia e ndau vetëm para pak muajsh. Në janar të këtij viti, me vendim gjykate, agjencia e udhëtimeve që dërgonte njerëz në vende të lindjes u kalua në emër të personit që mbeti i vrarë sot Dritan (Alban) Muskurti. Por, për Arsen (Hamza) Muskurtin, kjo gjë ishte e papranueshme. Dyshja konfliktoheshin çdo ditë, madje në Policinë e Tiranë ka dhe denoncime nga vëllezërit kundër njëri-tjetrit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark