×
  • Lajme
  • Lajme

    Profil | Njihuni me zëdhënësen e Ujësjellësit që u bë edhe lajm me inovacion në PR

    Insajderi
    18 June 2024 - 11:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    E palëkundur në qëndrimet e saj!

    Arieta Mjeku, zëdhënëse e KRU” Prishtina” që 22 vjet përfaqëson në mënyrë të denjë kompaninë ku punon.

    Një punëtore që do donte çdo biznes e institucion ta kishte pjesë të ekipit të tyre. E guximshme, e pa korruptuar, jo materialiste, punëtore si askush dhe kjo vërehet qartë se si e mbron ndërmarrjen, prej së cilës ushqehet.

    Një vit më parë ajo u bë lajm për një inovacio në fushën e PR (Public Relation)

    Në kohën kur diskutimi për Marrëveshjen e arritur nga Kosova me Serbinë ishte temë nga televizionet të tavolinat e lokaleve dhe dhomat e shtëpive, të marrësh vëmendje me çka do ngjante e pamundur.

    E pamundur, por jo për Arjeta Mjekun. Zëdhënëse e Kompanisë Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”.

    Me një njoftim prej 36 fjalësh dhe 197 shkronjash, Mjeku u bë atë kohë virale në hapësirën e rrjeteve sociale në Kosovës.

    Ekspertët e marketingut digjital e patën quajtur “gjeni”, derisa nga ata të komunikimit strategjik është vlerësuar jashtëzakonisht lartë për gjetjen unike të një njoftimi fare të thjesht.

    Mirënjohëse dhe falënderuese për çdo gjë që i ofron jeta me sfida e pa sfida.

    Shpesh njerëzit që e njohin thonë, janë të paktë personat si ajo, që e done me zemër vendin ku punon.

    45 vjeçare, me energji të pashtershme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark