Sadiq Khan, 45 vjeçar, është personi i parë me ngjyrë apo nga minoritetet që ka arritur të bëhet kryetar i Londrës. Ai po ashtu është kryetari i parë mysliman në një qytet të madh perëndimor.
Fitorja e tij i dha fund qeverisjes tetë vjeçare të Boris Johnson. Fitorja e tij po konsiderohet edhe si ndihmesë për liderin e Laburistëve, Jeremy Corbyn.
Por, sa në fakt dimë për njeriun që po e mban fatin e Laburistëve në duart tija?
Ai është i biri i një pakistanezi, shofer i autobusit. Babai i tij erdhi në Britani në vitet e 1960-ta dhe ka qenë një shofer autobusi, ndërsa nëna e tij ka fituar paratë për jetësë duke punuar si rrobaqepëse.
Ai ka shtatë vëllezër e një motër. Shtatë nga ta kanë diploma universitare, kurse njëri është nj mekanik i suksesshëm.
Babai i tyre nuk dëshironte që ata të bëheshin shoferë të autobusit, shkruan Mirror.
“Prindërit e mi dëshironin që ne të bënim diçka më mirë se sa ata,” ka thënë ai. “Babai im kurrë nuk është ndjerë keqë që ka qenë shofer autobusi, por është e qartë, dhe po e them në një mënyrë jo arrogante: ai ka qenë më mirë i edukuar se sa për atë punë.”
Sadiq Khan është një londinez që përkrah Lilverpool-in. Khan është tifoz i Liverpool-it meqë vëllezërit e tij kanë qenë viktima të racizmit në stadiumin e Chelsea-t, Stamford Bridge.
“Përvoja ime e parë që lidhet me futbollin ka qënë kur dy vëllëzërit e mi shkuan në Stamford Bridge të shohin Chelsea-n dhe ata kanë qenë viktima të thirrjeve raciste,” ka treguar ai.
Ai u bë avokat dhe më pastaj deputet. Khan ka studiuar juridikun në Londër. Është i specializuar në të drejtat e njeriut dhe ka hapur një firmë së bashku më një avokat tjetër.
Ai u bë deputet fillimisht në vitin 2005 dhe shumë shpejt la gjurmë në parlament./Insajderi.com