Profili i portugezit që do të mbajë postin më të lartë të OKB-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Profili i portugezit që do të mbajë postin më të lartë të OKB-së

    Insajderi
    05 October 2016 - 19:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara votoi të mërkurën  për emrin e ri të Sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Ai nuk do të jetë Vuk Jeremiq, por portugezi Antonio Guteres.

    Në një votim në Këshillin e Sigurimit Guterre mori shumicën e votive e po ashtu edhe nga pesë fuqitë me te drejtë vetoje, siç konfirmoi në Nju Jork ambasadori rus në OKB, Vitali Çurkin. Ky vendim konsiderohet mëse I sigurtë. Megjithatë rekomandimi i Këshillit të Sigurimit duhet të votohet formalisht njëzëri edhe nga Asambleja e Përegjithshme e OKB-së.

    Guterre ka ka një të kaluar të bujshme në Portugali por edhe në politikën ndërkombëtare.  Nga viti 1992 deri në vitin 2002 ai ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Portugalisë, në periudhën 1995-2002 Kryeministër i Portugalisë nga viti 1999 deri në vitin 2005, President i Internacionales Socialiste.

    Nga viti 2005 deri në vitin 2015 Guterres ishte Komisioneri i Lartë Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. Në këtë post ai u angazhua për një reformë të thellë strukturore të UNHCR-së dhe pakësimin me më shumë se 20 për qind të personelit në selinë UNHCR-së në Gjenevë. Vëllimi veprimtarisë së UNHCR-së u trefishuar gjatë kohës së tij në detyrë, pas një buxhetimi sipas nevojave dhe shtimit të numrit të personave që largoheshin nga zonat e konfliktit dhe të përndjekjes, nga 38 milionë në vitin 2005 në mbi 60 milionë në vitin 2015, shkruan dw.

    Gjatë kohës së Guterresit në postin e Komisionerit të Lartë Kombeve të Bashkuara për Refugjatët pati disa prej krizave më të mëdha të refugjatëve, sidomos konfliktet në Siri dhe Irak, por edhe në Republikën e Afrikës Qendrore apo në Jemen dhe në Sudan.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark