
Ditën e sotme hetuesit në Francë kanë bastisur banesën e atentatorit të sulmit të djeshëm në Nicë, Lahouaiej Bouhlel, ku gjetën një dhomë të rrëmujshme ndoshta nga nxitimi, dhe drogëra.
Terroristi vriste “për Allah” por nuk respektonte asnjë rregull të fesë islame. Ai konsumonte alkool, hante mish derri, merrte drogë dhe nuk ishte një mysliman.
Kushëriri i tij rrëfen për hetuesit se ai nuk ishte një xhihadist dhe dhunonte shpesh të shoqen, por që nuk shkonte në xhami.
“Ai nuk ka shkuar asnjëherë në jetën e tij në xhami”, thotë kushëriri i autorit të sulmit të djeshëm në jug të Francës.
Bouhlel vrau 84 persona dje pasi i përplasi me kamionin e tij në një sulm makabër.
“Ai ishte një mut, jo mysliman”, thotë kushëriri i tij. Bouhlel 31 vjeç, ishte tunizian, kishte tre fëmijë dhe ishte në prag divorci. /Insajderi.com