Programi i ri i cili i zbulon hajdutët - Insajderi
×
Teknologji

Programi i ri i cili i zbulon hajdutët

Insajderi
05 March 2019 - 21:03
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një program softuerik i zhvilluar nga një kompani japoneze Vaak, mund të përdoret për të identifikuar hajdutet në dyqane bazuar në sjelljet e trupit të tyre, shkruan Insajderi.

Sistemi është i trajnuar për të dalluar aktivitete të dyshimta siç janë lëvizje të vogla dhe shikimi i shpeshtë i kamerave të sigurisë.

Edhe pse është e dizajnuar të kap personat e dyshimtë, prapë nuk është shumë e sigurt që ky program nuk do të identifikojë personat e pafajshëm pa qëllim.

Programi Vaak i lajmëron stafin përmes telefonave të tyre të mençur, pasi dallohet në kamera të sigurisë.

Ky sistem ka pasur sukses vitin e kaluar për të gjurmuar një hajdut në një dyqan të Yokohama.

Vaak ka thënë se programi i tyre i inteligjencës artificiale mundtë bëj dallimin mes personave normal dhe atyre me sjellje të çuditshme të cilët e fusin produktin nën xhaketë pa e paguar.

Por ky sistem gjithashtu mund të detektoj shenjat paralajmëruese para se vjedhja të ndodh./Insajderi.com

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark