Programi IPA 2022 – Kosova përfiton 62 milionë euro nga BE-ja – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Programi IPA 2022 – Kosova përfiton 62 milionë euro nga BE-ja

    Insajderi
    12 April 2023 - 12:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është miratuar Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2022.

    Sipas kryeministrit Albin Kurti nga kjo marrëveshje Kosova përfiton mbi 62 milionë euro nga BE-ja.Ai tha se më hyrjen në fuqi të marrëveshjes, me një pjesë të financimit edhe të Qeverisë vlera totale e projekteve kap vlerën e mbi 90 milionë euro.

    “Qëllimi është që të krijohet bazë ligjorë për projekte e IPA. Kemi nënshkruar marrëveshjen në mars. Kjo marrëveshje mundëson që të ketë projekte deri në 62.25 milionë euro nga BE”.

    “Për integrim dhe rikthim të komunitete, efiçencë të energjisë, trajtimi i ujërave të zeza e të tjera. Përmes hyrjes në fuqi të marrëveshjes, vlera totale e projekteve kap vlerën e 91.83 milionë euro”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark