×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Programuesja 9 vjeçare që habiti Apple

    Insajderi
    18 June 2016 - 08:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vajzë australiane me origjinë nga India ka habitur Apple gjatë një konference të organizuar nga kompania amerikane.

    Quhet Anvitha Vijay dhe është vetëm 9 vjeç.

    Nuk e ka mbaruar ende shkollën fillore por është programuesja më e re e “Worldwide Developer Conference”.

    Gjuhën e programimit ka nisur ta mësojë që në moshën 7-vjeçare përmes video-tutorialeve në Youtube.

    Ka disa muaj që ka përfunduar aplikacionin e vet, të quajtur “Smartkins animals”, një aplikacion që ndihmon fëmijët të mësojnë rreth botës së kafshëve duke u argëtuar.

    Anvitha tërhoqi menjëherë vëmendjen e Apple, të cilën e përfshinë atë në programin e stimulimit të programuesve të rinj, në të cilën shpërndahen 350 bursa.

    Mjaft i mahnitur nga vajza ishte dhe numri një i kompanisë amerikane, Tim Cook, i cili thotë se nuk priste që  mes 120 fituesve të këtyre bursave nën 18 vjeç, të ishte edhe një vogëlushe që nuk ka përfunduar ende arsimin elementar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark