Deputeti i VV-së, Haki Abazi ka goditur bashkëpartiaken e tij, ministren e Drejtës, Albulena Haxhiun, shkruan Insajderi.
Ai në një postim të tij në Facebook ka shkruar “Nga djemtë në arkivolet e ushtrisë së Jugosllavisë në zhdukjen e provave të njerëzve dhe aktivistëve politikë”.
Kjo fjali i referohet zhdukjes se provave të aktivistit të VV-së, Astrit Deharit nga laboratori i toksikologjisë, që është nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Drejtësisë.
Postimi i plotë:
Progresi transformues, apo!
Nga tattoo e JNA në tattoo të liderëve politikë.
Nga djemtë në arkivolet e ushtrisë së Jugosllavisë në zhdukjen e provave të njerëzve dhe aktivistëve politikë.
Nga shkatërrimi i ekonomisë nga Milloshevici në shitjen masive e të ndërrmarrjeve publike e shoqërore.
Nga tokat e bujqërve në tokat djerrina të privatizuara.
Nga Ambasadorja e ndarjes në kritikues të mërzitshëm, kot.
Nga tranzicioni i gjatë e i dhimbshëm në tranzicionin e fjalëve dhe indoktrinimit ideologjik.
Nga sejmenet e Serbisë në sejment e ndërkombëtarëve deri tek infiltrimet në çdo pushtet…
Patriotizmi që matet kush më i pari e më fort i bën gjykimin publik një shqiptari…
Me poçavra të ndyera gjatë tranzicioneve dhe me njerëz të “brymosyr” me ideologji përlyese e përjashtuese nuk ndërtohet kohezioni dhe as nuk arrihen rezultatet e ndryshimit transformues.