Bosnia e Hercegovina ka volumin më të madh të dioksdit karbonit në krahasim me vendet e tjera jo anëtare të BE-së në Evropën Juglindore.
Këto të dhëna janë bërë të ditura nga “SEE Change Net” të martën pasdite. Raporti mbulon Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kroacinë, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë. Kosova renditet në vendin e tretë për nga emetimi i dyoksid karbonit me 4.06 ton në vitin 2014.
“Vendi gjeneron 97 për qind të energjisë elektrike nga qymyri. Megjithatë Kosova ka bërë progresin më të madh në zvogëlimin e transmisionit dhe të shpërndarjes mes viteve 2010-2015, nga 43.58% në 31.8%. Megjithatë Kosova është në mesin e vendeve me sasinë më të madhe të dyoksid karbonit në rajon”, thuhet në raport.
Serbia renditet në vendin e dytë për nga ndotja në mesin e këtyre shteteve edhe pse është sasia e dioksid karbonit, nga 6.23 ton në vitin 2010 në 5.35 në vitin 2014.
“Kjo mund të jetë e lidhur edhe me uljen e përdorimit të qymyrit dhe përmbytjeve të shiut bashkë me rritjen e numrit të hidrocentraleve”, thuhet në raport. Shqipëria mbahet më së miri në rajon me vetëm 1.42 ton, pasi që Shqipëria është 100% e varur nga hidrocentralet.
Kroacia është lider në prodhimin e energjisë nga era duke e hequr nga funksioni dita ditës energjinë nga qymyri dhe uji. /Insajderi.com