×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokurori Zeqaj jep detaje për shkatërrimin e laboratorit të drogës afër zonës së banimit në Kryeqytet

    Insajderi
    22 September 2024 - 18:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar për shkatërrimin e një laboratori droge, që prodhonte substanca narkotike të llojit kokainë dhe heroinë, shkruan Insajderi.

    Laboratori i drogës është gjetur në bodrumin e një banese në lagjen “Bregu i Diellit”, rruga “Hyzri Talla”, mbrëmë rreth orës 21:50.

    Bashkim Zeqaj, Shef i Departamentit të Krimeve të Rënda, pranë Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka thënë se gjatë kontrollit është gjetur një sasi droge e llojeve heroinë dhe kokainë dhe mjete pune për përpunimin e substancave narkotike, si dhe një sasi droge në gjendje të ngurtë prej rreth 7 kilogramë

    Ai shtoi se do ta vazhdojnë hetimin e rastit për personat e mundshëm që ndërlidhen me këtë rast.

    Dy persona janë arrestuar, këto preparate janë shumë të rrezikshme dhe ndodhet në një vend që ka shumë  banorë. Kemi gjetur edhe mjete përcjellëse që kanë shërbyer për përpunimin e lëndëve narkotike”, deklaroi Zeqaj për Kosovapress.

    Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se hetimi zgjati dhjetë muaj, teksa dozat e prodhuara thuhet se destinoheshin jashtë vendit.

    Dyshohet që ky “Laborator” për përpunimin e substancave narkotike të llojit Heroinë dhe Kokainë  është përdorur nga të dyshuarit për një periudhë kohore, ku pas përpunimit të substancave të njëjtat i paketojnë në doza të vogla për shitje në rajone të ndryshme të vendit”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

    Pamje nga Laboratori:

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark