×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Projekt botëror për zhvillimin e bletarisë

    Insajderi
    01 April 2019 - 11:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania teknologjike Oracle ka bashkuar forcat me bletarët në shkallë globale për t’i ndihmuar të kontrollojnë mbarëvajtjen e kolonive, lajmëron VOA.

    Bletari nga Londra, John Davey po merr pjesë në një eksperiment unik për të mbledhur të dhëna për bletët nga e gjithë bota.

    “Kemi dy kabllo, njëri mbledh të dhëna nga kosherja, si përqindjen e lagështisë, tjetri regjistron temperaturën në koshere. Këto janë shumë të rëndësishme gjatë gjithë sezonit”.

    Në koshere ka edhe njehsorë të tjerë që analizojnë zhurmën dhe përcjellin të dhënat në një sistem kompjuterik në hapësirën kibernetike të krijuar nga kompania teknologjike Oracle. Kjo kompani po punon me shoqatën jofitimprurëse britanike ‘Projekti Botëror i Bletës’ që drejtohet nga Sabiha Malik dhe synon të garantojë që njerëzimi do të vazhdojë të ketë bletë për procesin jetik të pllenimit që na siguron ushqimin.

    “Kjo është hallka e domosdoshme që shumë prej nesh shpesh e harrojmë. Bletët nuk janë të nevojshme thjesht për të prodhuar mjaltë, por edhe për polenizimin, pasi pa këtë proces nuk prodhohet ushqim,”thotë Sabiha Malik.

    Të gjitha të dhënat e mbledhura nga sensorët, analizohen përmes inteligjencës artificiale për të identifikuar mënyra për dallimin e koshereve me probleme. John Abel punon për Oracle.

    Një sistem i pavarur do të jetë në gjendje t’u dërgojë rritësve të bletëve paralajmërime nëse diçka nuk është si duhet në koshere, si dhe do t’u dërgonte studiuesve informacion mbi pikat e globit ku bletët janë më të shëndetshme. Bletët e shëndetshme mundësojnë një sistem të shëndetshëm për prodhimin e ushqimit.

    Sistemet monitoruese për kosheret kanë kosto relativisht të ulët, thotë zoti Abel. Ai shpreson se çdo bletërritës që e konsideron me interes këtë projekt, do të kontaktojë kompaninë Oracle për t’u përfshirë në rrjetin e të dhënave./Insajderi.com.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark