×
  • Lajme
  • Lajme

    “Projekt gjenocidal i Millosheviqit”, “NATO bombardoi policinë dhe ushtrinë serbe”- Çka deklaroi Kurti në CNN?

    Insajderi
    09 July 2024 - 20:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pasur një paraqitje televizive në mediumin prestigjioz amerikan CNN me gazetaren Christiane Amanpour.

    Kurti foli për rëndësinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë, si dhe për “projektin gjenocidal të Sllobodan Millosheviqit”, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Muajin e kaluar ne festuam 25 vjetorin e çlirimit të vendit tonë dhe kjo do të ishte e pamundur pa ndërhyrjen e NATO-s, aeroplanët e tyre që bombarduan për 48 ditë policinë dhe ushtrinë e liderit serb Sllobodan Millosheviq. Paraprakisht, në Kosovë ka pasur disa masakra kundër popullatës civile, ku janë vrarë gra, fëmijë dhe pleq”, deklaroi Kurti.

    “Gratë janë dhunuar, shtëpitë dhe fshatrat e tëra janë rrënuar dhe e gjithë kjo ishte një projekt gjenocidal i regjimit të Millosheviqit për ta pasur Kosovën pa popullin e saj, pa shqiptarë. Në thelb, ata e shihnin vendin tonë si territor, jo si popull. Operacioni “patkua e kalit” po ndodhte kur NATO ndërhyri dhe ndaloi gjenocidin ndaj Serbisë”, shtoi tutje shefi i Qeverisë. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark