
Kundërshtimi i përcaktimit të vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi në Kosovë, nuk është parë aspak problem për projektin e ndërtimit të shtigjeve për ecje dhe ngjitje nëpër tri parqet kombëtare, dy prej të cilave janë të Malit të Zi, Durmitor dhe Prokletije dhe Bjeshkëve të Nemuna të Kosovës.
Ky projekt ndërkufitar do të quhet Vip Dinarica.
Drejtori ekzekutiv i Qendrës për Turizëm të Qëndrueshëm në Mal të Zi, Svetlana Vujiçiq tha e vlera e projektit do të kushtoj 220 mijë e 730 euro, nga të cilat 84.4 për qind do ta financoj Bashkimi Evropian.
“Projekti është krijuar për t’i shërbyer idesë së projektit ‘Via Peaks of Dinaric Alps’. Shtigjet do të jenë të gatshme 600 kilometra e gjatë, dhe do të kontribuojnë në rritjen e vlerës së turizmit rural, duke ofruar udhëtim nëpër bukuri natyrore, duke shijuar trashëgiminë kulturore dhe parqeve kombëtare”, ka thënë Vujiçiq në një konferencë për media që është mbajtur në Qendrën për Turizëm në Malin e Zi.
Projekti është zbatuar edhe nga Shoqata për Turizëm Malor në Mal të Zi, Fondacioni për Zhvillim dhe Shoqëri CDF dhe Klubi për Orientim në Prishtinë.
Vujiçiq tha se ky projekt do të jetë i njëjtë sikurse ajo “Majat e Ballkanit” dhe synon që nëpërmjet këtyre shtigjeve të ndërlidhet Bosnjë dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria.
“Projekti do të përfshijë edhe aktivitete të tjera si një ushqim nga familjet rurale dhe njerëzit lokal që do të përfshihen në aktivitete udhëzuese për turistes”, shpjegoi Vujiçiq.
Përfundimi i projektit ka nisur në mars dhe do të zgjasë 18 muaj deri në përfundimin e shtigjeve.