×
  • Lajme
  • Lajme

    Projekti i ujësjellësit, Gazmend Muhaxheri thotë se politika po tenton të ndërhyjë tek prokurorët

    Insajderi
    07 November 2024 - 15:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    ryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se eksponentë të partive politike po bëjnë presion mbi prokurorinë lidhur me projektin investiv të ujësjellësit të Pejës në 18 fshatra.

    Këtë e ka deklaruar me anë të një postimi në ‘Facebook’, teksa i ka quajtur “të papranueshme” ndërhyrjet politike, shkruan Insajderi.

    “Dëshiroj t’ju informoj se eksponentë të partive politike rivale po bëjnë presion të paprecedent mbi prokurorinë, me qëllim pengimin e përfundimit të projektit të ujësjellësit për 18 fshatrat tuaja, me rreth 20 mijë banorë. Ky projekt është jetik për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe për zhvillimin e vazhdueshëm të zonës në të cilën jetoni ju”, edklaroi ai.

    “Ndërhyrjet politike, të cilat synojnë të pengojnë finalizimin e këtij investimi, janë të papranueshme dhe shkelin të drejtat tuaja themelore për qasje në ujë të pijshëm”, vijoi ndër të tjera Muhaxheri. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark