Projekti milionësh i bulevardit në Gjilan ndalet përkohësisht – Kryetari Hyseni përballet me pezullim nga OSHP - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Projekti milionësh i bulevardit në Gjilan ndalet përkohësisht – Kryetari Hyseni përballet me pezullim nga OSHP

    Insajderi
    04 July 2025 - 16:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore të Komunës së Gjilanit, bulevardi i ri që ishte promovuar nga kryetari Alban Hyseni si investim strategjik për transformimin urban të qytetit, është pezulluar përkohësisht.

    Vendimi për pezullim është marrë nga Zyra e Prokurimit pas një ankese të paraqitur në Organin Shqyrtues të Prokurimit, shkruan Insajderi.

    Zyra e Prokurimit e Komunës ka konfirmuar se aktiviteti i prokurimit me titull “Ndërtimi i projektit të integruar të Bulevardit të qytetit Gjilan”, me numër 651-25-644-5-1-1, është pezulluar pas kërkesës së operatorit ekonomik Pro & Co Group SH.P.K., e paraqitur më 4 korrik 2025.

    Vendimi është marrë në përputhje me ligjet për prokurimin publik dhe rregullat e Komisionit Rregullativ të Prokurimit, ndërsa nënshkrues i tij është Zyrtari Përgjegjës i Prokurimit, Kujtim Bajrami.

    “Për hapat e radhës do të njoftoheni në kohë përmes platformës elektronike të prokurimit,” thuhet në vendimin zyrtar.

    Pezullimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet aktiv derisa të shqyrtohet dhe të vendoset përfundimisht mbi ankesën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark