“Prokurorët e kanë votuar Kurtin por janë zhgënjyer” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Prokurorët e kanë votuar Kurtin por janë zhgënjyer”

    Insajderi
    07 February 2025 - 09:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Mos të dalin në punë me 10 shkurt”, ky ishte mesazhi i Albin Kurtit drejtuar prokurorëve gjatë fushatës zgjedhore në Podujevë.

    Por sipas avokatit Arbër Jasharit, një pjesë e madhe e prokurorëve dhe gjyqtarëve e kanë votuar Kurtin në zgjedhjet e fundit, por tani ndihen të zhgënjyer nga ai.

    “Janë edhe këta prokurorë që e kanë votuar në zgjedhjet e fundit Albin Kurtin me bindje të plotë, prokurorë dhe gjyqtarë, sepse vetë kam qenë pjesë e sistemit gjyqësor”.

    Dhe pikërisht, fjalët e tij që thoshte se prokurorëve duhet me iu garantu xhipat, dhe tash po del se nuk ka ndryshuar prokuroria, por ka ndryshuar kryeministri, fatkeqësisht”, ka deklaruar Jashari në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark