Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti në takim Prokurorët e emëruar në Prokuroritë Themelore.
“Unë si president i vendit, në bazë të kompetencave të mia kushtetuese dhe ligjore, kam kënaqësinë të pranoj betimin tuaj”, ka thënë presidenti.
Thaçi e ka lexuar tekstin e betimit në prani të prokurorëve të rinj, të cilët në fund janë betuar për detyrat dhe përgjegjësitë që i presin.
Në takim ishte prezent edhe kryeprokurori i shtetit, Aleksander Lumezi.