Prokurorët e SPAK-ut bëjnë homazhe për gjyqtarin Astrit Kalaja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokurorët e SPAK-ut bëjnë homazhe për gjyqtarin Astrit Kalaja

    Insajderi
    08 October 2025 - 10:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Pallatin e Kongreseve po mbahen homazhe në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra 2 ditë më parë në Gjykatën e Apelit.

    Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, së bashku me kreun e institucionit Altin Dumani, ishin pjesë e homazheve për gjyqtarin Kalaja, shkruan euronews.

    I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë.

    Prokurorë, gjyqtarë dhe përfaqësues të sistemit të drejtësisë kryen homazhe në nder të kolegut të tyre të vrarë në krye të detyrës.

    Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën dhe solli reagime të shumta nga sistemi i drejtësisë, politika por edhe opinioni publik.

    Elvis Shkambi qëlloi me tre plumba gjyqtarin Astrit Kalaja menjëherë sapo dha vendimin në disfavor të tij për një çështje prone.

    31-vjeçari qëlloi me armë zjarri edhe ndaj 2 personave të tjerë në sallën e gjyqit, me të cilët ishte në konflikt pronësie, duke i lënë të plagosur.

    Pas arrestimit të autorit të vrasjes, Elvis Shkambi, në pranga janë vënë edhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, si dhe punonjësi i sigurisë i Gjykatës së Apelit Tiranë, Banush Koxhaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark