Prokurorët francezë i kërkojnë BE-së të pezullojë imunitetin e Le Penit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Prokurorët francezë i kërkojnë BE-së të pezullojë imunitetin e Le Penit

    Insajderi
    14 April 2017 - 22:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vetëm nëntë ditë para raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, prokurorët financiarë i kanë kërkuar Parlamentit Evropian të pezullojë imunitetin e kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, nga shkaku i një hetimi i cili pretendon se janë bërë punësime të rreme në Parlament.

    Televizionet “Europe 1” dhe “France Inter” kanë raportuar se gjyqtarët francezë të cilët hapën helmimin në dhjetorin e kaluar, më 29 mars kanë dorëzuar një kërkesë në zyrën e prokurorit dhe Ministrisë së Drejtësisë.

    Le Pen, që është lidere e Frontit Nacional, nga ana e saj e ka cilësuar këtë veprim si diçka të zakontë. “Është një procedurë normale, nuk jam e befasuar”, tha ajo për radion France Info.

    Parlamenti Evropian akuzon Le Penin për keqpërdorimin e fondeve në vitet 2011 dhe 2012, për të paguar dy asistentët e saj parlamentar, të cilët në fakt kanë punuar për partinë e saj Fronti Nacional./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark