Prokurori Ali Rexha: Veturën e dogjën katër persona të maskuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokurori Ali Rexha: Veturën e dogjën katër persona të maskuar

    Insajderi
    17 March 2016 - 09:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katër persona të maskuar kanë thyer dhe djegur mbrëmë veturën zyrtare të prokurorit të Prokurorisë Speciale, Ali Rexha.

    Vetura ka qenë e parkuar para banesës së prokurorit në rrugën “Afrim Zhitia” në Mitrovicë.

    Prokurori Rexha, ka thënë për Insajderin se fqinjët e tij kanë shuar flaket dukë shpëtuar veturën nga djegia e tërësishme.

    “Katër persona me maska kanë thyer xhamin dhe kanë hedhur molotov rreth orës 10 e 30. Janë incizuar nga kamerat e sigurisë së lokaleve dhe janë parë nga dëshmitarët por është vështirë të identifikohen për shkak se kanë qenë të maskuar”, ka thënë prokurori Rexha.

    Ai ka thënë se nuk beson që sulmi ka të bëjë me punën e tij, por me fushatën e djegies së veturave zyrtare.

    “Kjo nuk ka të bëjë me punën time sepse të të njëjtën kohë është djegur vetura e Gjykatës në Gjilan dhe në Ferizaj”. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark