×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ulaj: Njëra nga arsyet pse nuk u arrestuan 6 të dyshuar ishte edhe mungesa e psikologes që të intervistohet e mitura

    Insajderi
    05 September 2022 - 10:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themleore e Prishtinës, ka thirrur konferencë për media për të njoftuar për rastin e 11 vjecares e cila dyshohet se është përdhurnuar nga 6 persona në qershor të këtij viti, e pastaj edhe nga 5 persona tre prej të cilëve të mitur, në muajin gusht.  Por në konferencë nuk u paraqit prokurori i rastit, zëdhënësja e prokurorisë tregoi kronologjinë e hetimeve por nuk bëri të ditur kush është prokurori.

    Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, në konferencën për media të prokurorisë lidhur me rastin e 11 vjeçares, tha se kjo konferencë për të njoftuar opinionin për hetimet rreth këtij rasti, përcjell Insajderi.

    Ajo ka folur fillimisht për rastin e qershorit ku 11 vjeçarja ishte zhdukur e pastaj ishte dhunuar nga gjashtë persona, për të cilin tha se nuk janë arrestuar derisa i kanë siguruar të gjitha provat nga telefoni i të miturës.

    Por, kur është pyetur pse i është dashur kaq shumë kohë prokuroisë deri në arrstimin e tyre, ajo tha se edhe intervistimi i të miturës nuk ka mundur të kryhet shpejt për shkak të mungesës së psikologes.

    “Prokurori si pasojë e mungesës së psikologëve në prokurori, dhe me qenëse është dashur të sigurojmë psikologë që të intervistohet e mitura në prani të psikologës, kjo ka marrë kohë”.

    “Meqenëse nuk ka pasur ende provat nga ekzaminimi i telefonit të të miturës derisa ato janë siguruar nga forenzika. Në bazë të dëshmive të siguruara si prova për identifikimit të personave të dyshuar të cilët pastaj janë arrestuar”, tha Ulaj.

    Ulaj më tej tha se “Jemi të rezervuar në dhënien e informatave të detajtuara për shkak se të përfshirë në rast janë të mitur”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark