×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokurori Sarafov tregoi se çfarë e shkaktoi vdekjen e 45 personave në autobus

    Insajderi
    25 November 2021 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autopsitë kanë përfunduar dhe të gjitha tregojnë se personat kanë vdekur si pasojë e mbytjes nga zjarri, e jo nga lëndimet e marra nga përplasja apo shpërthimi, tha në konferencën e sotme për media zëvendëskryeprokurori i Bullgarisë, Borislav Sarafov, shkruan Alsat.

    “Gjurmë tymi u gjetën në mushkëritë e tyre, që do të thotë se ata ishin gjallë në momentin e zjarrit”, tha Sarafov.

    Sipas tij, deri më tani janë marrë në pyetje dy dëshmitarë, pasagjerë në autobus të cilët kanë qenë të zgjuar në momentin e ngjarjes.

    “Të dy japin informacion objektiv, të marrë në pyetje në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, deklaratat e tyre përputhen dhe ne i konsiderojmë ato absolutisht të besueshme”, tha ai, duke shtuar se bisedimet janë duke u zhvilluar aktualisht me dy pacientë të tjerë të shtruar në spital.

    Aksidenti ka ndodhur të martën në autostradën “Struma” kur autobusi i transportuesit “Besa Trans” që kthehej nga Stambolli ka marrë flakë. Po vijon hetimi nga autoritetet hetimore dhe identifikimi i viktimave, i cili pritet të përfundojë pas shtatë ditësh./ Alsat.mk

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark