Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili u arrestua në Francë me një urdhër arrest të lëshuar nga Serbia, do të mund të ekstradohet në Gjykatën e Speciale për krime kundër UÇK-së, ka thënë prokurori serb për Krime të Luftës, Milan Petroviq, shkruan Tanjug.
Petroviq për Radion Detuche Welle ka thënë se një mundësi e tillë ekziston dhe se ajo është përmendur gjithnjë në publik.
Ramush Haradinaj u arrestua me 4 janar në Francë të këtij viti me fletë arrest të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.
Lidhur me këtë rast Kuvendi i Kosovës, nuk ka arritur të miratoj një rezolutë për kthimin e Haradinajt në Kosovë.