Prokurori i Shtetit përcjell zgjedhjet në Drenas – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokurori i Shtetit përcjell zgjedhjet në Drenas

    Insajderi
    04 December 2016 - 09:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se ka angazhuar ekipin e prokurorëve të mjaftueshëm në komunën e Drenasit dhe në Prishtinë, së bashku me stafin mbështetës të udhëhequr nga Koordinatorja Nacionale për zgjedhje, Laura Pula, të cilët janë duke përcjellë të gjithë procesin zgjedhor për komunën e Drenasit.

    “Prokurori i Shtetit së bashku me Policinë e Kosovës, janë të angazhuar për mbarëvajtjen e gjithë procesit zgjedhor”, thuhet në komunikatën për media.

    Po ashtu, Prokurori i shtetit njofton të gjithë opinionin se do të reagojë në të gjitha rastet e incidenteve gjatë procesit zgjedhor dhe pas zgjedhjeve, për çdo raportim apo keqpërdorim të votës.

    “Gjithashtu, do të merren masa konkrete në rastet e dezinformimit apo informimit të rrejshëm përmes portaleve dhe rrjeteve sociale”, thuhet më tej në komunikatë.

    “Varësisht prej situatës se si rrjedhë procesi zgjedhor në këtë komunë, Prokurori i shtetit, do të njoftojë të gjithë opinionin me kohë përmes komunikatave apo edhe përmes konferencave për media”, përfundon komunikata./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark