Prokurori i zgjedhur nga PDK-ja që po kërkon dënimin e të përfshirëve në përgjime - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokurori i zgjedhur nga PDK-ja që po kërkon dënimin e të përfshirëve në përgjime

    Insajderi
    09 August 2016 - 21:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha, është vetëm njëri nga zyrtarët e sistemit të drejtësisë në vend, për të cilin Partia Demokratike e Kosovës është përkujdesur që t’i ndihmojë të fitojë postin.

    Kështu është mësuar nga përgjimet telefonike të publikuara nga Insjaderi, ku emri i Hoxhës përmendet gjatë një bisede në mes të nënkryetarit të PDK-së Adem Grabovci me zyrtarin e kësaj partie në Prizren, Nijazi Kyreziu.  Në këtë bisedë të zhvilluar në nëntor 2011, dëshmohet se PDK-ja në Prizren ka zgjedhur për kryeprokuror Hoxhën, i cili në të kaluarën ishte zyrtar i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    [iframe id=”https://www.youtube.com/embed/9sih0CTnUlg” align=”center” mode=”normal” maxwidth=”680″]

    Por, duke mos i penguar një gjë e tillë, ai ka kërkuar që të gjithë të përfshirët në përgjimet telefonike të dënohen nga drejtësia.

    Këtë kërkese Hoxha e ka bërë gjatë debatit për “Qeverisje dhe Pandëshkueshmëri’ të zhvilluar të martën si pjesë e festivalit të filmit DokuFest që po zhvillohet në qytetin ku ai shërben si prokuror.

    Sylë Hoxha në të kaluarën ka shërbyer edhe si kryeprokuror i shtetit dhe zëvendësministër i Drejtësisë.

    Gazeta Online Insajderi ka filluar publikimin e një serie telefonatash të përgjuara të zyrtarëve të lartë të PDK-së – përfshirë këtu edhe kryetarin aktual Kadri Veseli dhe ish-kryetarin Hashim Thaçi, aktualisht president i vendit – përmes të cilave dëshmohet se si kjo parti shtrinë ndikimin e vet në institucionet publike të vendit përmes punësimeve të njerëzve të afërt me ta./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark