Prokuroria e Apelit refuzon ankesën e Kusarit kundër vendimit të Themelores për kallëzimin penal kundër militantit të VV'së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria e Apelit refuzon ankesën e Kusarit kundër vendimit të Themelores për kallëzimin penal kundër militantit të VV’së

    Insajderi
    31 July 2025 - 10:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria e Apelit ka marrë vendim që të refuzohet ankesa e Flutura Kusarit ndaj vendimit të Prokurorisë Themelore për kallëzim penal kundër Mentor Llugaliut, militantit të Lëvizjes Vetëvendosje për ngacmim.

    Kusari për vendimin e Apelit ka thënë se është “copy-paste” me atë të Themelores. Sipas saj, e vetmja fjali shtesë është “nuk jemi të obliguar t’i adresojmë të gjitha pretendimet e ankesës”.

    Në këtë mënyrë, falë Prokurorisë Themelore të Prishtinës, mbështetësi i VV-së i cili është i obsesinuar në mua për shkak të aktivizmit tim dhe për shkak se ka dështuar të merr post publik në bordin e RTK-së, është trimëruar dhe vazhdon të më ngacmojë”, ka deklaruar Kusari.

    Ajo ka thënë se kjo vëmendje e vazhdueshme po i shkakton ankth dhe frikë.

    Mua më mbetet vetëm një rrugë ligjore – që postimet ngacmuese nga mbështetësi i VV-së i obsesionuar në mua të vazhdoj t’i dokumentoj dhe pas disa ditësh t’i drejtohem përsëri organeve të ndjekjes, ndonëse nuk kam besim të lartë në Prokurorinë Themelore të Prishtinës por kjo është e vetmja adresë që e kam për të kërkuar mbrojtje”, ka thënë tutje Kusari.

    Kusari ka publikuar edhe pa censure disa nga fjalët e rënda që Llugaliu ka përdorur kundër saj:

    “P**** i mickojes”,

    “Mickoja e k*rit”

    “Nonen pa ta q* mos e lasha”,

     “Pogllavicë e krimit”,

    “E bullizuara ime e vitit”,

     “…Valla Mickojë kot e ki, se për sa të jam gjallë kurrë s’kam me ta hjekë nxemjen prej maksimumi!.”

    Vallahin qysh ka thënë Sami Lushtaku, pa ja kallxu venin Mickojes se kisha la, bash me pa ka ajo e bija e Adem Jasharit”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark