Prokuroria e "maltreton" dëshmitarin duke e pyetur për ngjarjet e 1997-ës në Kosovë- Covey thotë se gjatë asaj kohe ishte duke punuar në universitet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria e “maltreton” dëshmitarin duke e pyetur për ngjarjet e 1997-ës në Kosovë- Covey thotë se gjatë asaj kohe ishte duke punuar në universitet

    Insajderi
    01 October 2025 - 10:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyra e Prokurorit të Specializuar ka insistuar që, përkundër deklarimit të Jock Covey se s’ka qenë në dijeni, ta pyes për ngjarjet e 1997-ës në Kosovë.

    Prokurorja iu është referuar deklarimit në seancën përgatitore të dëshmitarit Covey, ku ka thënë se e ka parë ish-presidentin Hashim Thaçi si figurë jo-ushtarake gjatë kohës sa ai shërbente si zëvendës i Përfaqësuesit Special të UNMIK’ut, Bernard Kouchner, shkruan Insajderi.

    Ajo e ka pyetur lidhur me sulmet e UÇK’së në stacionet policore serbe në shtator të 1999-ës, ku iu është referuar një interviste të Rexhep Selimit që thotë se mortajat për realizimin e sulmit u sollën në Jabllanicë nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

    Dëshmitari Covey teksa ka shtuar paraprakisht se gjatë asaj kohe ka qenë i angazhuar në një universitet dhe s’ka qenë i përditësuar për ngjarjet në Kosovë.

    Mbrojtja ka kërkuar që dy prova materiale që kishin të bënin për ngjarjet e 1997-ës të mos pranohen nga trupi gjykues, për shkak se nuk përbënin relevancë. Megjithatë, trupi gjykues i ka pranuar ato.

    Pjesë nga dëshmia e Covey:

    Prokuroria: Dua t’ju pyes për njohuritë që keni pasë për UÇK-në. A keni në dijeni kur është shfaqur për here të parë?

    Covey: Jo.

    Prokuroria: A keni dijeni për përmbajtjen e ndonjë urdhri të UÇK.

    Covey: Nuk besoj.

    Prokuroria: A keni në dijeni për rolet e Sokol Bashotës dhe Azem Sylës.

    Covey: Jo.

    Prokuroria: A keni dëgjuar ndonjëherë për shkëmbim të burgosurve që ndodhin në janar 1999.

    Covey: Jo, nuk kam dijeni. Më lejoni të shtoj se në atë kohë nuk kam qenë i përfshirë në këtë, kam punuar në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare, në një projekt që kishte të bënte me një libër. Nuk isha i përqëndruar në ngjarjet në Kosovë. Jo është përgjigja, s’kam pasur dijeni.

    Prokuroria: Në deklaratën tuaj, e keni përshkruar Hashim Thaçin si jo-ushtarak dhe po kështu edhe marrëdhëniet me UÇK si shumë të vështira. Do t’ju bëj disa Prokuroria për njohuritë që keni pasur për Thaçin. Ju keni pasur dijeni se ai ishte kryesori i delegacionit të shqiptarëve në Rambuje?

    Covey: Unë siç e thashë, isha i përqëndruar në një projekt tjetër kështu që nuk e di se në çfarë cilësie ishte ftuar apo cili është roli që ka luajtur gjatë diskutimeve të brendshme në Rambuje.

    Prokuroria: Ju ishit në dijeni se kishte nënshkruar marrëveshjen në fjalë?

    Covey: Po.

    Prokuroria: A keni pasur njohuri lidhur me rolin e LPK për krijimin e UÇK?

    Covey: Nuk mund të them se kam përgjigje.

    Prokuroria: A keni pasur dijeni se kë ka përcaktuar LPK për të ndërtuar UÇK.

    Covey: Jo.

    Prokuroria: A keni pasur dijeni që UÇK-ja kishte nisur një sulm të sinkronizuar duke shfrytëzuar granatahedhës në shtator të vitit 1997.

    Covey: Po përpiqem të kujtoj se ku kam qenë në atë kohë. Mund të kem pasur dijeni.

    Prokuroria: A keni në dijeni se kush i ka sjellë këto granatahedhës në Kosovë?

    Covey: Jo.

    Prokuroria: Rexhep Selimin e kanë pyetur lidhur me logjistikën dhe ushqimin për ushtarakët e UÇK-së. Ai thotë: Hashim Thaçi dhe Kadri Veselin sollën mortajat në Jabllanicë më 1997-ën. Kishim 11 të tilla. Tre në erdhën në forma të tjera, më pas kemi pasur 14 për t’i përgatitur për 14 veprime të 11 shtatorit të 1997. Nuk i kemi shfrytëzuar asnjë prej tyre, ndonëse kishim qëllim t’i përdornim. Organizuam një aksion shumë të fuqishëm në shtator të 1997-ën, patëm 14 mortaja dhe bëmë 14 aksione. Po të kishim pasur 20, do të bënim 20 aksione. A të kujtohet kjo ngjarje?

    Covey: Jo. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark