Prokuroria e Pejës mban takim për luftimin e rasteve të trafikimit me qenie njerëzore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria e Pejës mban takim për luftimin e rasteve të trafikimit me qenie njerëzore

    Insajderi
    24 July 2025 - 13:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Koordinatorja e veprave penale për luftimin rasteve të trafikimit me qeniet njerëzore dhe kontrabandimit me emigrant, prokurorja e shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda, Valbona Disha – Haxhosaj, ka mbajtur takim me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës nga Drejtoria Rajonale në Pejë, komandantët e stacioneve, shefat e hetimeve dhe Njësitin për luftimin e trafikimit me qeniet njerëzore, përfaqësuesit nga Komuna e Pejës dhe Administrata Tatimore e Kosovës.

    Nga ky takim të udhëhequr nga prokurorja e shteti, Valbona Disha – Haxhosaj, u shpalosen rezultatet e disa aksioneve të koduara si “Pranvera 2025” , të cilat ishin ndërmarrë me herët, si rezultat i takimit paraprakë të datës 27.04.2025 të koordinatores Haxhosaj me përfaqësuesit e lartcekur në Prokurorinë Themelore të Pejës

    Gjithashtu, gjatë takimi të sotëm u diskutua për tema me theks të veçantë që ndërlidhen me trafikimin e qenieve njerëzore, lokalet e natës, vilat, e në veçanti çështjen e lëmosh kërkuesve dhe keqpërdorimit të tyre.

    Nga të gjitha këto tema, u nxorën konkluzione të cilat do të shërbejnë për ndërmarrjen e aktiviteteve për luftimin e veprave penale, trafikimit me njerëz, me theks të veçantë për lëmoshë kërkuesit, veprës penale kontrabandim me emigrant, ku secili institucion nga ky mekanizëm do të raportojnë me 01.09.2025, lidhur me zbatimin e planit të përbashkët operativë, ashtu siç ka kërkuar nga ky takim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark