Prokuroria e Prishtinës jep sqarim për arrestimin e zyrtarit të Regjistrimit Civil për marrje ryshfeti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria e Prishtinës jep sqarim për arrestimin e zyrtarit të Regjistrimit Civil për marrje ryshfeti

    Insajderi
    14 July 2025 - 22:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar për arrestimin e një zyrtari publik, i cili dyshohet për marrje ryshfeti.

    Sipas njoftimit zyrtar, personi i arrestuar punonte në Qendrën për Regjistrim Civil dhe dyshohet se ka kërkuar dhe pranuar përfitime pasurore në këmbim të një shërbimi zyrtar.

    “Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës – Njësinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka arrestuar një zyrtar publik (Qendra e Regjistrimit Civil), nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘Marrje ryshfeti’, sipas nenit 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës,” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

    Prokuroria ka theksuar përkushtimin e saj për forcimin e sundimit të ligjit, luftimin e korrupsionit dhe mbrojtjen e interesit publik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark