×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria e Prizrenit për një muaj ka ngritur 192 aktakuza

    Insajderi
    08 October 2024 - 11:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë muajit Shtator 2024, ka ngritur gjithsej njëqind e nëntëdhjetë e dy (192) aktakuza, kundër dyqind e gjashtëdhjetë (260) personave, për raste të ndryshme penale.

    Në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave.

    Në Departamentin për të Mitur, janë ngritur njëzet (20) propozime për shqiptimin e masave edukative, të diversitetit ose dënimeve, kundër tridhjetë e nëntë (39) të miturve.

    Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, i kësaj prokurorie gjatë muajit Shtator, ka ngritur njëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë (166) aktakuza kundër dyqind e tetë (208) personave, për vepra të ndryshme penale.

    Prokuroria Themelore në Prizren, mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark