Prokuroria e Shtetit tregon paditurinë me komunikatë për media  – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria e Shtetit tregon paditurinë me komunikatë për media 

    Insajderi
    04 December 2016 - 12:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komunikata është lëshuar nga ekipi i koordinatores për zgjedhje Laura Pula, e cila mbanë pozitë të prokurores së Shtetit ne nivelin më të lartë.

    Shpifja dhe fyerja janë dekriminalizuar para disa vjetësh kur komuniteti i gazetarëve ishin ankuar ndaj Ministrisë së Drejtësisë që të heq nenet 37 dhe 38 të Kodit Penal që sanksiononin shpifjen dhe fyrjen si vepra penale.

    Përveç kësaj edhe kur shpifja dhe fyerja kanë qenë vepra penale, ato nuk janë ndjekur sipas detyrës zyrtare nga Prokuroria, por palet që kanë konsideruar se është shpifur ndaj tyre kanë bërë padi në Gjykatë.

    Prokurori i shtetit përmes një komunikate të lëshuar për medie, ka njoftuar se do të marrë masa ndaj atyre që do të dezinformojnë apo informojnë në mënyrë të rrejshme përmes portaleve apo medieve online, raporton Insajderi.

    “Gjithashtu, do të merren masa konkrete në rastet e dezinformimit apo informimit të rrejshëm përmes portaleve dhe rrjeteve sociale”, thuhet në komunikatën e lëshuar sot nga Prokurori i Shtetit.

    Ndërkaq, edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar sot ndaj kërcënimit që Prokuroria e Shtetit iu ka bërë sot medieve.

    “Paralajmërimi në formë kërcënimi nga ky institucion paraqet shqetësim serioz për mediat dhe gazetarët. Kërcënimi se ‘do të merren masa konkrete në rastet e dezinformimit apo informimit të rrejshëm përmes portaleve dhe rrjeteve sociale’ është presion mbi mediat dhe qytetarët që të shprehen lirshëm, e drejtë kjo e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e AGK-së.

    AGK e konsideron të papranueshme këtë qasje të Prokurorisë së Shtetit, duke i bërë thirrje këtij institucioni që të angazhohet më shumë në rritjen e bashkëpunimit me mediat si dhe krijimin e transparencës së nevojshme.

    “Ndryshe AGK-ja mbështetë punën e tyre, kolegët gazetarë, të cilët janë duke mbuluar zgjedhjet për kryetar të komunës së Drenasit”, thuhet në fund të reagimit të AGK-së.

    Në vitin 2012, zëvendëskryeministri aktual i Kosovës, Hajderin Kuqi kishte dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Drejtësisë, pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan kundër heqjes së neneve 37 dhe 38 nga Kodi Penal – nene këto që cenojnë lirinë e shtypit.

    Kuçi kishte thënë se këtë hap e kishte ndërmarr për të mbajtur fjalën që e kishte dhënë me parë, se nëse miratohen në Kuvendin e Kosovës dy nenet e Kodit Penal, të kundërshtuara nga shoqëria civile dhe asociacionet ndërkombëtare, ai do të jepte dorëheqje.

    Deri në vitin 2008 shpifja ka qenë vepër penale, ndërsa me 1 maj 2008 ka hyrë në fuqi në ligji civil kundër shpifjes dhe fyerjes dhe kjo vepër është bërë vepër civile. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark