×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet/ Dërgon për gjykim Princ Lekën, Elia Zaharian dhe babain e saj

    Insajderi
    08 June 2024 - 13:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Princ Lekën, ish-bashkëshorten e tij Elia Zaharian dhe babain e kësaj të fundit, Gjergj Zaharia për akuzën e dhunës në familje.

    Hetimet nisën pas publikimit të një vidio dhe kallëzimit në prokurori për dhunë në familje.

    Kujtojmë që pas disa seancash gjyqësore, Gjykata e Tiranës, ka firmosur më 25 prill zgjidhjen e kurorës martesore mes pasardhësit te familjes se mbretit Zog dhe Elia Zaharisë.

    Në vendimin e Gjykatës së Tiranës, të siguruar nga ABC News, thuhet se Elia Zaharia do të mbajë emrin e vajzërisë dhe jo mbiemrin “Zogu”.

    Divorci mes Elia Zaharisë dhe Princ Lekës është bërë me dakortësinë e të dy palëve dhe nuk pritet të apelohet, çka do të thotë se vendimi I Gjykatës së Tiranës do të jetë I formës së prerë.

    Leka Zogu ka pranuar nga ana e tij, që vajza 3-vjeçare të lihet nën kujdesin e nënës, Elia, për tu përgjigjur për kujdesin dhe edukimin e saj.

    Sipas marrëveshjes, gjykata ka vendosur që Princ Leka, mund të takohet me vajzën e tij çdo ditë për rreth dy orë. Ndërsa në fundjavë, të premten dhe të shtunën, Gjykata ka vendosur që vajza 3-vjecare mund të qëndrojë pa kufizim orari me babanë e saj./abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark