Prokuroria flet për motivet e vrasjes makabër të Liridona Ademajt, ngritë aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre personave të tjerë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria flet për motivet e vrasjes makabër të Liridona Ademajt, ngritë aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre personave të tjerë

    Insajderi
    15 January 2025 - 10:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

    Aktakuza është ngritur ndaj katër personave. Ndaj Naim Murselit, bashkëshortit të viktimës, Liridona Ademaj. Dhe ndaj dy kryesve të veprës Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla. Ndërsa personi i tretë nuk u bë i ditur.

    “Aktakuza është për 4 persona. I katërti nuk është përfshi direkt në vrasje, ndaj mbetet sekret emri i tij” tha prokuroria.

    Ajo bëri të ditur se çifti gjatë kohës sa ka jetuar në Suedi kanë pas marrëdhënie të çrregullta martesore dhe familjare.

    Një detaj që prokuroria tregoi është edhe për probleme financiare.

    “Një nga motivet sepse nuk mund t’i tregojmë të gjitha motivet sepse aktakuza në momentin që kemi hyrë në sallë është dërguar në gjykatë dhe për detajet e aktakuzës nuk mund të themi, Por, mund të themi se përderisa kanë jetuar në Suedi, kanë pasur marrëdhënie të çrregulluar martesore dhe familjare, gjatë të cilave kanë ardhur deri te problemet tjera edhe financiare, e për motivet tjera që kanë çuar këtë rast deri te vrasja mund ta kuptoni në seanca gjyqësore”, tha prokurorja.

    Prokuroria e rastit nuk ka treguar motivin që e ka quar deri te kryeja e kësaj vrasje


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark