Prokuroria: Haki Abazi do të ftohet për intervistim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Prokuroria: Haki Abazi do të ftohet për intervistim

    Insajderi
    16 February 2023 - 11:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas deklaratave në konferencën për media të deputetit Haki Abazi në lidhje me zhdukjen e mostrave të Deharit, Prokuroria Speciale ka njoftuar se Abazi do të ftohet në intervistim.

    Në komunikatën për media, thuhet se deklaratat e Abazit janë dëgjuar me vëmendje dhe se shpejt ai do të ftohet për intervistim.

    “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se ka dëgjuar me vëmendje deklaratat e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, dhënë sot për media, dhe se i njëjti së shpejti do të ftohet për intervistim”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Njoftimi i plotë i Prokurorisë Speciale:

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se ka dëgjuar me vëmendje deklaratat e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, dhënë sot për media, dhe se i njëjti së shpejti do të ftohet për intervistim.

    Në një konferencë për media sot, Abazi ka folur në lidhje me paralajmërimin e tij për audio-incizime dhe video-incizime.

    Ai tha se video incizimet janë ato që konfirmojnë se kush i ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga IML-ja.

    Video incizimet janë ato që duhet ti kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e rastit Dehari, Hulumtimi im i fundit, diskutimet me njerëz kanë sjell te shkarkimi dhe anatemimi brenda LVV-së, shkarkimi im është minor kundrejt borxhit që kemi ndaj rastit Dehari, si është e mundur që në pushtetin e LVV të zhduken mostrat dhe Kurti të mos e thotë asnjë fjalë të vetme”, ka thënë Abazi në konferencë për media, përcjellë Insajderi.

    Ai gjithashtu ka thënë se në audio incizimet që ai posedon, konfirmojnë diskutimin mes Saradna Bogujevcit, Mimoza Kusarit dhe Dejona Mihalit për ngufatjen e zërit të deputetëve.

    “Sigurisht në lajmërimin tim mbrëmë kam thëne qe do flasim për audio incizimet dhe video incizimet, janë dy aspekte, audio incizimet konfirmojnë diskutimit mes Saranda Bogujevcit, Mimoza Kusarit dhe Dejona Mihalit për ngulfaten e zërit te deputeteve brenda parlamentit, por ne as si shoqëri as si qytetare as si deputet s’mund te rrim te heshtur përball një procesi te tille”, tha Abazi sot.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark