Prokuroria e Shteti ka hapur rast ndaj një personi për veprën penale të kanosjes në Drenas, ka njoftuar zyra e Prokurorisë së Shtetit.
Siç njofton zyra e Prokurorisë përmes një kumtese për medie, ky institucion nuk ka hasur në asnjë vepër penale kundër të drejtës së votimit.
“Prokurori i Shtetit gjatë tërë ditës është angazhuar në mbrojtjen e votës në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit, si dhe njofton qytetarët dhe opinionin se nuk ka pasur asnjë rast nga veprat penale kundër të drejtës së votimit”, njofton Prokuroria.
Ndërkaq, prokuroria ka hapur një rast ndaj një personi për veprën penal të kanosjes, sipas nenit 185 të Kodit Penal të Kosovës, si dhe ka ndërmarrë masat konkrete të hetimit preliminar ndaj dy personave për informim të rrejshëm të publikut përmes mediave. /Insajderi.com