Prokuroria Themelore në Gjakovë ka hapur rast për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” pas vdekjes tragjike të tre fëmijëve të shtunën pas shembjes së një objekti në Jabllanicë të Gjakovës.
Prokuroria tha se po i ndërmerr “të gjitha veprimet e nevojshme” për zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike, për të cilin thotë se Policia e informoi në mesnatë.
“Prokuroria Themelore në Gjakovë, në lidhje me ngjarjen tragjike që ka ndodhur në fshatin Jabllanicë, Komuna e Gjakovës, informon publikun se dje në mesnatë nga Policia e Kosovës, jemi njoftuar se është shembur një objekt i pabanuar, duke rezultuar me humbjen e jetës së tre (3) personave të mitur, të cilët fatkeqësisht ndodheshin brenda tij në momentin e shembjes”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Në vendin e ngjarjes ka dalë Kryeprokurori, prokurori kujdestar, të gjitha njësit përkatëse të Policisë së Kosovës, si dhe ekipi mjekësor që ka konfirmuar vdekjen