
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka hedhur poshtë kallëzimin penal 4 zyrtarëve komunalë në Gjilan, 3 zyrtarëve komunal të Skenderajt, zyrtarëve të Klinës e Junikut si dhe përfaqësuesit të Operatorit Ekonomik “KosovaMed Healthcare”.
Prokuroria e ka cilësuar si të pabazuar dhe pa prova ligjore kallëzimin penal të dorëzuar nga shoqëria civile. Në aktvendimin e datës 11.07.2025, Departamenti për Krime të Rënda konstaton se nuk ekziston asnjë dyshim i arsyeshëm që personat e kallëzuar të kenë kryer ndonjë vepër penale.
Hetimet katërmujore nuk zbuluan asnjë shkelje, thuhet në vendimin e prokurorisë që mbanë datën 11 korrik 2025.
“Referencat e dorëzuara ishin të lëshuara nga personat përgjegjës dhe nuk janë fiktive,” thuhet tutje në vendimin e prokurorisë. Në shënjestër të kallëzimit ishin zyrtarë nga komunat e Gjilanit, Klinës, Junikut dhe Skenderajt, si dhe përfaqësuesi i KosovaMed Healthcare SH.P.K., që mori pjesë në tenderin “Blerja e shërbimeve shëndetësore profesionale”