Prokuroria: Janë aktivizuar edhe dronë për gjetjen e të dyshuarit për vrasjen në Klinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Prokuroria: Janë aktivizuar edhe dronë për gjetjen e të dyshuarit për vrasjen në Klinë

    Insajderi
    08 August 2023 - 15:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është vrarë gjatë së hënës në Klinë.

    Lidhur me rastin janë deklaruar nga Prokuroria Themelore e Pejës.

    Zëdhënësi Shkodran Nikçi ka treguar se si ka ndodhur ngjarja.

    Fillimisht i dyshuari, e ka ftuar jashtë lokalit viktimën, pastaj viktima është futur brenda. I dyshuari ka hyrë dhe ka qëlluar me armë zjarr shtatë herë”, tha ai.

    Sipas organit të akuzës, nuk ka raste të raportuara më herët se kanë pasur mosmarrëveshje.

    I dyshuari ishte i akuzuar edhe për raste të tjera më parë. Ndërsa janë aktivizuar edhe dronë për të gjetur lokacionin e të dyshuarit”. theksoi Nikçi për Klan Kosova.

    Zëdhënësi shtoi se viktima dhe të dyshuarit janë familjlar mes vete.

    “Viktima ishte i martuar me motren e të akuzuarit. Ndërsa edhe ky i fundit, ishte i martuar me motrën e viktimës”, theksoi ai.

    Ende nuk dihen motivet e këtij rasti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark