Prokuroria jep sqarime rreth vdekjes së 17-vjeçares nga Kamenica – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria jep sqarime rreth vdekjes së 17-vjeçares nga Kamenica

    Insajderi
    14 April 2017 - 19:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan që t’i bëhet obduksioni Mediana Thaçit, vajzës 17 vjeçare nga fshati Roganë e Kamenicës, e cila dyshohet se ka vrarë veten.

    Reagimi i Kryeprokurorit të Shtetit vije pas raportimit të Insajderit se megjithëse vajza ka vdekur në rrethana të paqarta si pasojë e gjuajtjes me armë, prokurorja e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Rabije Jakupi, nuk ka lejuar që trupit të pajetë t’i kryhet obduksioni.

    “Kryeprokurori i Shtetit, menjëherë pas marrjes së informatës së publikuar në gazetën online ”Insajderi.com” me titull: “Vdes vajza e një polici, prokurorja nuk lejon ekspertizën mjeko-ligjore”, ka kërkuar nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, që trupit të viktimës M.Th., t’i kryhet obduksioni”, thuhet në njoftimin e Kryeprokurorit.

    Insajderi ka zbuluar se Mediana Thaçi ka vdekur si pasojë e shkrepjes së një plumbi nga një armë me leje që besohet se ka qenë e axhës së saj. E ndjera është vajza e një polici të Kosovës.

    Insajderi ka provuar të kontaktojë me prokuroren Rabije Jakupi, për të kuptuar pse nuk ka lejuar obduksionin, por ajo nuk është përgjigjur. Shefi i saj, Jetish Maloku, ka thënë se nuk di arsyet se pse prokurorja nuk ka lejuar kryerjen e obduksionit./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark