Prokuroria ka nisur hetimet për vdekjen e Astrit Deharit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria ka nisur hetimet për vdekjen e Astrit Deharit

    Insajderi
    05 November 2016 - 20:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e dyshimtë të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, sot në Prizren.

    Siç njofton Ministria e Drejtësisë, Prokuroria e Kosovës dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës kanë nisur hetimet për sqarimin e pasojave të vdekjes së Astrit Deharit, raporton Insajderi.

    “Ministria e Drejtësisë, është njoftuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës për vdekjen e të paraburgosurit A.D., në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Në momentin e marrjes së lajmit, janë aktivizuar të gjithë mekanizmat dhe institucionet relevante për t’u marrë me rastin. Zyrtarët e Shërbimit Korrektues, tashmë po kryejnë veprimet për sqarimin e rastit”, thuhet në komunikatë.

    Më tutje thuhet se, “përveç kësaj, me kohë janë njoftuar ekipet e policisë, ndërkohë ekipi i Mjekësisë ligjore dhe Prokurorisë janë duke punuar për hetimin dhe sqarimin e rastit”.

    Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, i cili po mbahej prej 68 ditësh në paraburgim, ka ndërruar jetë sot në Prizren. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark