Prokuroria kërkon 25 vite burg ndaj të akuzuarit për vrasjen e Azem Hajdarit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria kërkon 25 vite burg ndaj të akuzuarit për vrasjen e Azem Hajdarit

    Insajderi
    06 January 2022 - 13:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria kërkon 25 vite burgim për Izet Haxhinë.

    Haxhia është arrestuar nga policia turke në vitin 2006, pasi ishte në listën e të kërkuarve të Interpol Tiranës. Ai kërkoi strehim politik në Turqi, me argumentin se i rrezikohej jeta. Atij nuk iu miratua azili po përfitoi një leje qëndrimi për një kohë të pacaktuar, me kushtin që të mos dilte jashtë Turqisë.

    Për 12 vjet me radhë, autoritetet turke kishte refuzuar transferimin e tij në Shqipëri, por në 2018 Gjykata e Lartë Turke aprovoi ekstradimin dhe ky vendim u pranua edhe nga Ministri Turk i Drejtësisë.

    Haxhia u dënua në mungesë për vrasjen e Azem Hajdari. 52 vjeçari nga fshati Babinë i Tropojës në 29 prill të vitit 2002 u dënua me 25 vjet burg për vrasjen e Azem Hajdarit nga Gjykata e Tiranës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark