Prokuroria kërkon 25 vite burgim për ish-deputetin shqiptar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria kërkon 25 vite burgim për ish-deputetin shqiptar

    Insajderi
    16 March 2017 - 17:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Shqipëri, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot 25 vite burgim për ish deputetin Mark Frroku, ish kryetar i Partisë Kristiandemokrate, pjesë e koalicionit të majtë qeverisës. Ai u arrestua pranverën e vitit të kaluar. Ndaj tij rëndojnë 4 akuza.

    Më e rënda është ajo e “vrasjes me paramendim në bashkëpunim” të një shqiptari në kryeqytetin belg, Bruksel në vitin 1999, gjatë një parplasjeje mes grupeve që kontrollonin një rrjet prostitucioni. Për këtë akuzë Prokuroria ka kërkuar një dënim me 17 vite vurg.

    Ndërsa 15 vite të tjera burgim janë kërkuar për akuzën e “Pastrimit të parave”, dhe 4 të tjera për atë të “Fshehjes së pasurisë”. Sipas Prokurorisë Frroku është dënuar në vitin 2002 edhe nga një gjykatë hollandeze në Amsterdam, për përfshirje në një rrjet narkotrafiku.

    Pikërisht për shkak të dyshimeve se pasuritë e tij janë vënë përmes aktiviteteve kriminale, vitin e kaluar atij ju sekuestruan disa pasuri të patundshme: 7 apartamente, 2 garazhe, 2 dyqane në Tiranë, Vlore e Lezhë dhe një sipërfaqe tokë arë prej 6 mijë metrash katrorë në Lezhë, njofton Zëri i Amerikës.

    Prokuroria ka kërkuar ndërkohë dhe tre vjet të tjera burgim për akuzën e “Ndërtimeve të paligjshme”. Në fund, në total, prokuroria ka kërkuar dënimin me 25 vite burgim dhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 10 vjeçare. Në fund të muajit pritet që mbrojtja e Frrokut të paraqesë argumentat e saj, përpara se Gjykata të marrë një vendim.

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    14 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark